Kontrolli Falas/ Beqaj: Njohja e Ramës me Vilma Nushin, nuk ka ndikuar tek tenderi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 09-02-2015 Kontrolli Falas/ Beqaj: Njohja e Ramës me Vilma Nushin, nuk ka ndikuar tek tenderi Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj iu përgjigjet akuzave për kompaninë fituese të tenderit të kontrollit shëndetësor falas, fituar nga kompania e biznesmenes Vilma Nushi. Sipas Beqajt, procesi ka qenë transparent dhe i bërë publik. Sipas tij marrëdhëniet miqësore të Nushit me kryeministrin Edi Rama nuk kanë ndikuar në fitimin e këtij tenderi.

“Procesi ka qenë transparent, i bërë public. Ka pasur një garë. Këtu praktikisht opozita është mësuar të baltosë, të njollosë. Unë dua të nënvizoj që ne jemi në rrugën e duhur për zbatimin e programit. Ky është hapi I parë konkret I mbipopullimit universal. Ka qenë një angazhim programor dhe sigurisht që me operatorët jopublikë realizohen shumë gjëra. Ne si MSH po e shtrijmë partneritetin për të blerë drejtpërdrejt kujdes shëndetësor.”, tha Beqaj në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

Kompania e Nushit, sipas Beqajt ka përvojë në gjithë territorin shqiptar si dhe në logjistikë. “Së pari dua të shpjegoj që, nuk po i lihet ky proces një firme private, por po kryhet në qendrat shëndetësore publike në gjithë Shqipërinë, nga mjekët dhe infermierët e Shqipërisë. Bashkimi midis dy kompanive që është shpallur oferta me e mirë dhe që më pas ka krijuar kompaninë e kontraktuar nga MSH, ka eksperiencë shumë të mirë në gjithë territorin shqiptar, në logjistikë dhe në aktivitete kapilare edhe në fshatrat e Shqipërisë”, thotë Beqaj.

Sipas ministrit, kontraktimi i kompanisë private, do të shpëtojë shëndetësinë nga pjesa e mirëmbajtjes së pajisjeve. “Shteti atë pjesë që ka të vetën po e bën , me qendrat shëndetësore dhe mjekët. Edhe pot a bënim vetë, do të na duhej të bënim tendera dhe kontrata për pajisje zyrash, për pajisje mjekësore, për sistemin informatik, për sistemin e telekomunikacionit, për call-center; për furnizimin me pajisjet laboratorike, për kite, reagentë e pastaj të kishim çdo vit kontratë mirëmbajtje. Gjithë këtë pjesë logjistike ne ia kemi dhënë një kompanie private.”, përfundon Beqaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fier, zbulohet magazina me mallra të skaduara
Mbërrin në Shqipëri kontigjenti i FSK, në ndihmë të situatës »
Article Logic
Execution time: 0.024007081985474
array(1) { ["section"]=> string(84) "kontrolli-falas-beqaj-njohja-e-rames-me-vilma-nushin-nuk-ka-ndikuar-tek-tenderi-2801" }