Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Forcat “Shqiponja” të kryeqytetit pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një pistoletë e tipit TT dhe një krehër me 7 fishekë.
Sipas burimeve të policisë mësohet se ndalimi i të riut me iniciale D.I është bërë në afërsi të rrethrotullimit të Vorës pas një kontrolli fizik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme.