Kontrolli i Shëndetit, fituese biznesmenia që tregton Duhanin. Berisha: Vilma Nushi financuese e PS-së

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 03-02-2015 Kontrolli i Shëndetit, fituese biznesmenia që tregton Duhanin. Berisha: Vilma Nushi financuese e PS-së

Pas publikimit të lajmit se “Marketing&Distribution” kompania që drejtohet nga biznesmenia Vilma Nushi ka fituar tenderin e “Check-up” të popullatës, në një vlerë 6 milionë euro në vit, mjekët dhe intelektualë në rrjetet sociale kanë filluar debatet dhe diskutimet.

“Check-up” dhe “Duhan”, është statusi i vendosur në rrjetet sociale nga gjinekologia Anika Dokle, shumë kritike kohët e fundit me Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën sesi po realizon reformat ky institucion.

Por, sipas komentuesve, duket se qeveria ka marrë përsipër dëmet që i ka shkaktuar kompanisë “Marketing Distribution” për ndalimin e duhanit në konsumimin e tij në lokale, duke rënë ndjeshëm edhe fitimet e kompanive që fusin duhanin në Shqipëri.

Kështu, kjo kompani e drejtuar nga biznesmenia Vilma Nushi, tregton ekskluzivisht Marlboron në tregun shqiptar. E pikërisht kësaj kompanie, i jepet edhe kontrolli falas për qytetarët, e specifikuar në kategori përkatëse, por që do të paguhet nga shteti.

Kontrata është lidhur me Fondin e Sigurimeve të kujdesit shëndetësor dhe kontrolli duhet të kryehet për personat nga mosha 40-65 vjeç. Në media janë hedhur hije dyshimi për mënyrën e bërjes së këtij tenderi dhe kriteret për të, ku besohet se biznesmenia ka dhënë edhe çmimin më të lartë.

Një reagim të ashpër ka bërë për këtë çështje edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur një ''megakorrupsion 120 milionë eurosh". “Në një akt megakorrupsioni, në shkelje flagrante të gjtha ligjeve dhe praktikave të prokurimeve publike, Edi Rama, Ilir Beqja dhe Vilma Nushi iu vjedhin haptas, fëmijëve, burrave, grave, pensionisteve të sëmurë të vendit si kurrë ndonjëherë më parë, 120 milione euro. Ata shpallën këto ditë fituesen e tenderit për ekzaminimin shëndetësor të detyrueshëm të personave me moshë 40-60 vjeç, praktikë kjo që nuk ndiqet në asnjë vend, absolutisht në asnjë vend të botës sepse është tërësisht e padobishme.”, ka shkruar Berisha në ''Facebook".

Sipas Berishës prokuroria duhet të veprojë, sepse “kompania e Vilma Nushit u shpall fituese ndërkohë që kompani të tjera ofruan çmime më të ulta për shërbimin.”

“Neo-bllokmenja Vilma Nushi nga ana tjetër, e cila është e regjistruar në shpellat e mafies për organizim grabitje të djalit të saj, është sponsore kryesore e PS. Gjatë vitit 2014 janë zhdoganuar 760 ton cigare me pak se ne vitin 2013”, ka thënë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Propozimi i Janullatosit për president të Greqisë, Kisha: "Shashkë" mediatike e gazetës greke
Mjekja pediatre merr rryshfet, ‘’kapet mat’’ me celular »
Article Logic
Execution time: 0.013140916824341
array(1) { ["section"]=> string(67) "kontrolli-per-qytetaret-fituese-biznesmenia-qe-tregton-duhanin-2237" }