Koordinatorja e PD denoncon ngjarjen e rëndë: Ndodhi tani, e qëlloi me grusht në fytyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:03 08-01-2018 Koordinatorja e PD denoncon ngjarjen e rëndë: Ndodhi tani, e qëlloi me grusht në fytyrë

Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pak çaste më parë në një Kopësht të Tiranës.

Duket se Bozdo është bërë dëshmitare e dhunës ndaj gruas. Ajo rrefen se një burrë ka goditur me grusht në fytyrë një grua që mbante nga dora një fëmijë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e kopshtit ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Denoncimi i Reila Bozdos:

Një skandal ka ndodhur tani një kopësht në Tiranë.

Në oborrin e kopshtit një burrë ka goditur në fytyrë gruan e cila mbante nga dora një fëmijë. Gruaja është lënduar në fytyrë në hundë. Edhe fëmija që mbante me vete raportohet se është lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por autori është larguar.

Ky eshte rast ekstrem, ku dhuna ne cift ndodh ne prani te femijeve, ne oborrin e nje institucioni arsimor ku ekspozohen maksimalisht ndaj dhunes femijet e ciftit dhe femije te tjere te kopshtit.

I bej thirrje policise se shtetit te veproje me urgjence me arrestimin e autorit!

I bej thirrje policise bashkiake te ruaje institucionet arsimore nese ka qellim t'i hyje ne pune vertet qytetit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 3 orë në zyrë, Haki Çako largohet nga Drejtoria e Policisë pas lirimit nga detyra (FOTO)
Deklarata e ambasadorit serb për Kosovën, flet deputeti i PD-së: Të reagojë ministria e Jashtme »
Article Logic
Execution time: 0.010729789733887
array(1) { ["section"]=> string(92) "koordinatorja-e-pd-denoncon-ngjarjen-e-rende-ndodhi-tani-e-qelloi-me-grusht-ne-fytyre-105855" }