SKANDALI I DHUNES/ Babai i jep leje mësueses për të qëlluar mbi të birin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 25-01-2015

Në media është shfaqur një video tronditëse në të cilën shihej mësuesja e matematikës Suela Piranaj me detyrë mësuese duke goditur nxënësin me iniciale E.C., gjatë orës së mësimit. Por skandali nuk ndalet me kaq. Babai i nxënësit, në vend që të kujdeset për të birin që të mos dhunohet siç duhet të bëjë çdo prind, deklaron se ia ka dhënë vetë lejën mësueses për të qëlluar të birin. Madje as denoncim për aktin e dhunës mbi të birin 13-vjeçar nuk ka prej tij.

Mesuesja e cila u shfaq në një video duke dhunuar një prej nxënësve të saj është proceduar penalisht. Suela Piranaj, mësuese në shkollën “Prek Gjoni” do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë dhe akuza që rëndon mbi të është “Shpërdorim i detyrës”. Menjëherë pas verifikimit të mësueses, e cila banon në qytetin e Shkodrës, është shoqëruar në ambjentet e Policisë së Shkodrës.  Mësohet se Piranaj ka justifikuar dhunën me faktin se nxënësi po i prishte mësimin, duke bërë zhurmë gjatë orës që drejtonte. Kurse i ati, Lulzim Cubi është shprehur se i ka dhënë lejen mësueses për ta qëlluar ndonjëherë. ''Fëmijët kanë bërë zhurmë. Lejën ia kam dhënë unë mësueses që dhe nëse e qëllon ndonjëherë djalin tim, nuk ka problem", ka thënë Cubi, i cili nuk ka bërë denoncim për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij.

Në media është shfaqur sot një video tronditëse në të cilën shihej Piranaj me detyrë mësuese në qytetin e Koplikut duke goditur nxënësin me iniciale E.C., gjatë orës së mësimit. 


 

SKANDAL/ Mësuesja “rreh” fëmijën para klasës. Nikolla premtoi reformë

 

Një skandal në një nga shkollat fillore në Shqipëri. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një mësuese e shkollës fillore që në mënyrë brutale, çnjerëzore, rreh një nxënës të klasës së saj.

Dhe gjuha e përdorur nga mesuesja është po ashtu skandaloze.

“Ça është ky muhabet, mor? Ça është? Ça është ky muhabet” dëgjohet mësuesja që rreh nxënësin.

Administratorët e “Jeta osht Qef” e kanë hedhur këtë video dhe thonë se është rregjistruar në një nga shkollat fillore në Koplik.

Gjithsesi i takon Ministrisë së Arsimit që të gjejë shkollën dhe mësuesen. Duket se video është regjistruar tani në dimër, edhe për shkak të palltove.

Të shpresojmë që autoritetet e Ministrisë së Arsimit të mos dalin e të thonë se kjo video nuk u përket qeverisjes së tyre, ashtu sikurse ndodhi me skandalin në QSUT. Kurdo të jetë regjistruar video, përgjegjësja, pra mësuesja, duhet të ndëshkohet fort.

Çështja e sjelljes së mësuesve në shkolla është kthyer në një problem. Edhe pse Lindita Nikolla pretendon për testim të mësuesve dhe rritje të cilësisë së mësimdhënies, këto pamje tregojnë të kundërtën. Kliko këtu për të parë videon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Videoskandali/ Mësuesja justifikon dhunën ndaj nxënësit: Më prishi mësimin
Hollandë, vriten dy vëllezërit shqiptarë. Një shqiptar tjetër plagoset »
Article Logic
Execution time: 0.013911962509155
array(1) { ["section"]=> string(60) "koplik-procedohet-penalisht-mesuesja-qe-dhunoi-nxenesin-1422" }