Një kopshtar ka ndërmarrë aktin heroik duke rrezikuar kështu veten e tij për të shpëtuar një qen që kishte mbetur i bllokuar në një digë të mbushur me ujë në Afrikën e Jugut.
Qeni ishte përpjekur të ndiqte pronarin e tij, por përfundoi në ujërat e digës, mirëpo arriti të ngjitej në një shkëmb dhe të priste për ndihmë.
Kalimtari James Stewart, 65 vjeç, i cili ishte jashtë për një shëtitje me gruan, pa qenin e shkretë dhe u hodh në veprim duke marrë një litar.
Ai thirri kopshtarin e fqinjit të tij, Amos Ndlovu, 35 vjeç, i cili po priste barin dhe e pyeti nëse do të hidhej në ujë për të shpëtuar qenin. Po ju a do e bënit diçka të tillë?