‘Korça më e goditura nga politikat’, Braimallari: Rama po falimenton biznesin e vogël dhe të mesëm

Publikuar tek: politike, më 15:00 09-08-2020 ‘Korça më e goditura nga politikat’, Braimallari: Rama po falimenton biznesin e vogël dhe të mesëm

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke thënë se Korça është një nga qytetet më të goditura nga politikat klienteliste dhe korruptive.

Braimllari me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se ky qark ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, por po përballet me një mungesë të strategjisë nga ana e qeverisë.

Ndër të tjera ai është shprehur se qeveria Rama nuk është në krah te biznesit, por me politikat klienteliste po ndihmon në falimentimin dhe mbylljen e vendeve të punës.

Postimi plotë:

Korça me e goditura nga politikat klienteliste dhe korruptive te kesaj qeverie.

Qeveria Rama armiku numer nje i biznesit.

Qarku me resurse te jashtezakonshme persa i perket bujqesise edhe turizmit, sot po perballet me nje situate te veshtire nga mungesa e strategjise se kesaj qeverie.

Mungesa e investimeve ne bujqesi ka sjelle falimentimin e fermereve dhe per rrjedhoje jane mbyllur vendet e punes.

Agroturizmi si nje mundesi e mire punesimi sot eshte me i godituri ne qark per shkak te pandemise dhe keqmenaxhimit te qeverise. Pjesa me e madhe e bujtinave qe misherojne mikpritjen tradicionale Korçare sot jane ne ditet me te veshtira sepse te gjitha jane te ndertuar me kredi dhe ne kete situate nuk kane mundesi per te paguar kredine.

Qeveria Rama nuk eshte ne krah te biznesit por me politikat klienteliste po ndihmon ne falimentimin dhe mbylljen e vendeve te punes. Sot kjo qeveri eshte armiku numer nje i biznesit.

Nevojitet nje plan i thelluar ekonomik per te nxjerre vendin nga kriza.

Mbeshtetje maksimale biznesit te vogel dhe te mesem me politika fiskale qe i favorizojne, mundesi punesimi, politika fiskale qe favorizojne bizneset qe hapen per here te pare nga te rinjte dhe nje politik simuluese per agroturizmim i cili jo vetem krijon mundesi punesimi por forcon shume edhe traditen e jazhtezakonshme te kesaj zone.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0103440284729
array(1) { ["section"]=> string(101) "korca-me-e-goditura-nga-politikat-braimallari-rama-po-falimenton-biznesin-e-vogel-dhe-te-mesem-216582" }