Policia e Korçës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen si shpërndarës të lëndëve narkotike.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale A.Z., U.S., dhe K.K., të cilët ishin denoncuar për veprimtarinë e tyre në Komisaritatin Dixhital.
Tre të arrestuarve u janë sekuestruar 6 doza marijuana dhe 2 celularë.