Korçë/ Grabiti me dhunë 10 milion lekë, hajduti kapet pas 24 orësh duke vjedhur një tjetër banesë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:36 28-03-2017 Korçë/ Grabiti me dhunë 10 milion lekë, hajduti kapet pas 24 orësh duke vjedhur një tjetër banesë

Policia arreston njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me dhunë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kamenicë.

Ai u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer vjedhjen e një banese tjetër po në këtë fshat. Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen e Enkeledi Kajo, 30 vjeç, lindur në fshatin Nikolicë-Korçë, banues në Durrës (i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 27.03.2017, në fshatin Kamenicë - Korçë, ky shtetas u kap në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetases E.M, 43 vjeçe.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit N.B, 53 vjeç, në fshatin Kamenicë.

Nga vjedhja e banesës së djeshme në Kamenicë pronari deklaroi se i janë vjedhur 10 milion lekë të vjetra.

Nga hetimet e kryera, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë njëri prej autorëve të mundshëm të saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet  për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë  të Rrethit  Gjyqësor Korçë. 

17571463_10209386155672883_1682552717_o.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë premton për ju moti sot
Dalin për peshkim në ujërat e Sarandës, por tmerrohen kur shohin çfarë u zë rrjeta »
Article Logic
Execution time: 0.010529041290283
array(1) { ["section"]=> string(101) "korce-grabiti-me-dhune-10-milion-leke-hajduti-kapet-pas-24-oresh-duke-vjedhur-nje-tjeter-banese-73347" }