Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Korçës.
Sipas policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen, drejtuesi i mjetit Kostandin Mitrollari ka përplasur për vdekje 70 vjeçarin me inicialet L.L. Mitrollari ishte duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”. Ende nuk dihen shkaqet e qarta të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.