Policia ka sekuestruar 23 thasë të dyshuar si lëndë narkotike si dhe ka arrestuar dy shtetas në Vithkuq të Korçës, gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Policia vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në dy ambjente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri.
Janë shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. Policia vijon hetimet e mëtejshme rreth ngjarjes.