Korçë, sot shembet katërkatëshi, e kërkoi Bashkia për zgjerimin e rrugës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 05-03-2015 Korçë, sot shembet katërkatëshi, e kërkoi Bashkia për zgjerimin e rrugës Sot fillon prishja e 4-kateshit ne Korçe

Në orët e para të mëngjesit, fadromat e Inspektoriatit të mbrojtjes kombëtare të Territorit janë spostuar në qytetin e Korçës, në rrugën Don Gjon Buzuku, për të rrëzuar një godinë katër katëshe e cila ka zënë rrugën dhe që sipas bashkisë, duhet të prishet për të bërë të mundur zgjerimin e rrugës.


Fadromat kanë filluar punën herët në mëngjes, ndërkohë që godina katër katëshe është kërkuar të prishet nga bashkia. Objekti nuk është pa leje, por bashkia ka bërë shpronësimin e godinës për të hapur rrugën.

Edhe pse godina është e madhe, nuk do të përdoret tritol për rrëzimin e saj, por vetëm fadromat do të bëjnë punën për pastrimin dhe heqjen e godinës që kishte zënë rrugën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, 7 të arrestuar
Rama, në Lushnjë për të dhënë leje legalizimi »
Article Logic
Execution time: 0.01190710067749
array(1) { ["section"]=> string(75) "korce-sot-shembet-katerkateshi-e-kerkoi-bashkia-per-zgjerimin-e-rruges-5011" }