Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në magazinat e vjetra të kimikateve në qytetin e Korçës.Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit por mendohet të jetë shkaktuar nga një reaksion kimik.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, zjarrfikëset si dhe inspektorë të mjedisit, të cilët po mundohen të bëjnë izolimin e dhe shuarjen e zjarrit që shfaq kërcënim edhe për disa godina të banuara që ndodhen në afërsi të magazinave.