Korea e Veriut provokon sërish, lëshon raketë të re nga Pheniani

Publikuar tek: bota, më 06:07 15-09-2017 Korea e Veriut provokon sërish, lëshon raketë të re nga Pheniani

Ushtria e Koresë së Jugut dhe qeveria japonezë thanë se Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar nga qarku Sunan në kryeqytetin e saj Phenian e cila fluturoi mbi rajonin Hokkaido në veri të Japonisë dhe ra në Oqeanin paqësor.

Raketa ra rreth 2 mijë kilometra në lindje Hokkaidos, u tha gazetarëve në një takime të organizuar me ngut, shefi i kabinetit japonez Yoshihide Suga.

"Këto provokime të përsëritura nga ana e Koresë së Veriut janë të papranueshme dhe ne protestojmë me fjalët më të forta," tha Suga.

Raketa, sipas ushtarakëve të Koresë së Jugut, fluturoi rreth 3 mijë e 700 kilometra, mjaftueshëm për të arritur në Guam, territor i Shteteve të Bashkuara në paqësor dhe përbën kështu testin e 7 raketor.

Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për këtë veprim të Koresë së veriut, shkruan voa.

Lëshimi i raketës ndodhi një ditë pasi që Koreja e Veriut u kërcënua të fundosë Japoninë dhe do t'i bëj "hi" Shtetet e Bashkuara për shkak të mbështetjes së rezolutës së Këshillit të Sigurimit për të vendosur sanksione të reja ndaj saj për shkak të provës bërthamore të 3 shtatorit, më të fuqishmen deri më tani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë, nëna lind foshnjën në tualet dhe tenton ta mbysë duke shkelur shkarkuesin
Shpërthim në metronë e Londrës, raportohet për të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011951208114624
array(1) { ["section"]=> string(69) "korea-e-veriut-provokon-serish-leshon-rakete-te-re-nga-pheniani-92393" }