Koreja e Veriut deklaron se nesër do lëshojë një raketë atomike mbi Amerikën

Publikuar tek: bota, më 20:53 26-07-2017 Koreja e Veriut deklaron se nesër do lëshojë një raketë atomike mbi Amerikën

Një ushtarak i lartë i Koresë së Veriut ka deklaruar se shteti i tij do lëshojë një raketë atomike drejt SHBA-ve ditën e nesërme, në 64 vjetorin e përfundmit të Luftës Koreane.

Shteti diktatorial e feston ditën e nesërme si një fitore ndaj Amerikës gjatë konfliktit të përgjakshëm që zgjati nga viti 1950 në 1953.

Kërcënimi i fundit verbal është bërë nga ministri i Forcave të Armatosura Pak Yong-sik.

“Nëse armiqtë keqkuptojnë statusin tonë strategjik ose vijojnë të mbajnë si opsion mundësinë për të na sulmuar ne me raketa, do jemi ne që do lëshojmë një goditje atomike të pamëshirshme në zemër të Amerikës, si ndëshkim për ta dhe paralajmërim për të tjerët”, tha ai, raporton newsbomb.al.

Koreja e Veriut kreu së fundmi testin e një rakete balistike ndër kontinentale (ICBM), rezja e të cilave është rreth 5 mijë kilometra por ka disa lloje të veçanta që mund të arrijnë gati dyfishin. /Newsbomb.al

t3et4t234tsdf.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02997088432312
array(1) { ["section"]=> string(82) "koreja-e-veriut-deklaron-se-neser-do-leshoje-nje-rakete-atomike-mbi-ameriken-87453" }