Koreja e Veriut i përgjigjet ashpër SHBA-ve: Ju pret shkatërrimi i madh

Publikuar tek: bota, më 19:13 03-09-2017 Koreja e Veriut i përgjigjet ashpër SHBA-ve: Ju pret shkatërrimi i madh

Veprime ushtarake por edhe ekonomike mund të merren ndaj Koresë së Veriut, pas testit të fundit të një bombe bërthamore që shkaktoi një tërmet 6.3 ballë.

Donald Trump reagoi fillimisht duke thënë “do të shohim”, por pak çaste më pas, përmes një seri postimesh në Twitter njoftoi se është takuar me gjeneralin Kelly dhe Mattis. Trump tha se po diskuton mundësinë e shkëputjes të tregtisë me çdo vend që bën biznes me Korenë e Veriut.

Koreja e Jugut gjithashtu u deklarua e gatshme për veprime ushtarake kundër fqinjëve.

Por përgjigja e shtetit diktatorial nuk vonoi. Rreth një orë më pas, Koreja e Veriut kërcënoi SHBA-të me “pasoja të rënda”.

“Nuk do të shpëtoni dot nga pasojat e rënda nëse vendosni të na provokoni”, transmetoi agjencia koreanoveriore e lajmeve.

“Po ju japim një paralajmërim të ashpër, mos harroni që një armë e mprehtë, ultra-moderne i është drejtuar SHBA-ve”, thuhet më tej. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020405054092407
array(1) { ["section"]=> string(76) "koreja-e-veriut-i-pergjigjet-ashper-shba-ve-ju-pret-shkaterrimi-i-madh-91034" }