Koreja e Veriut "përçan" superfuqitë e botës

Publikuar tek: bota, më 06:12 16-09-2017 Koreja e Veriut

Koreja e Veriut nuk po i frenon kërcënimet e saj dhe pas sanksioneve të OKB dhe reagimeve të ashpra të perëndimorëve.

Ajo para pak ditësh lëshoi një raketë balistike në Japoni, e dyta brenda një jave dhe ndezi debate të ashpra duke ndarë dhe komunitetin ndërkombëtar.

SHB me anë të sekretari të shtetit Rex Tillerson akuzon Kinën si aleate të Penyanit dhe Rusinë, të cilat duhet ti bëjnë më shumë presion shtetit të izoluar.

SHBA me anë të sekretarit të sigurisë kombëtarë në Shtëpinë e Bardhë, H.R Mc master thonë se SHBA po i afrohet limitit të asaj që diplomacia dhe sanksionet mund të arrijnë.

“Ata që komentojnë se nuk ka një opsion ushtarak, e kanë gabim, ka , por nuk është i preferuari i administratës Trump”, tha Mc Master.

Raketa e lëshuar mbi Japoni kishte rreze sa për të mbuluar hapësirën amerikane të shtetit Guami.Ajo arriti 770 m lartësi dhe fluturoi 3700 km para se të binte në ujërat e Hokaidos.

Kjo është distanca më e madhe e përshkuar ndonjëherë nga ndonjë raketë e Koresë së Veriut. SHBA dhe Korea e Jugut u përgjigjën brenda disa minutave duke hedhur 2 raketa në det,teksa stimulonin një sulm ndaj Veriut Komunist.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panik dhe frikë në Britani: Ushtria në terren, alarmi i terorrizmit në maksimum
Sërish panik në Francë, një person sulmon me çekiç personat në rrugë, dy gra në gjendje të rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.010385036468506
array(1) { ["section"]=> string(48) "koreja-e-veriut-percan-superfuqite-e-botes-92530" }