Koreja e Veriut shkeli sanksionet, fitoi 200 milion dollarë duke eksportuar armë në Siri dhe Mjanmar

Publikuar tek: bota, më 22:06 02-02-2018 Koreja e Veriut shkeli sanksionet, fitoi 200 milion dollarë duke eksportuar armë në Siri dhe Mjanmar

Koreja e Veriut ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara duke fituar gati 200 milion dollarë në vitin 2017 nga eksportet e mallrave të ndaluara, sipas një raporti konfidencial të vëzhguesve të pavarur të OKB-së.

Raporti i paraqitur në një komision të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i parë nga Reuters, thotë se Koreja e Veriut ka dërguar qymyr në portet e Rusisë, Kinës, Korenë e Jugut, Malajzisë dhe Vietnamit, kryesisht duke përdorur dokumenta të rreme për origjinën e qymyrit.

Po ashtu, sipas raportit prej 213 faqesh, shteti diktatorial ka eksportuar armë në Siri dhe Mjanmar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019290924072266
array(1) { ["section"]=> string(106) "koreja-e-veriut-shkeli-sanksionet-fitoi-200-milion-dollare-duke-eksportuar-arme-ne-siri-dhe-mjanmar-108916" }