Fundjava e ndeshjeve në Seria A është bërë përsëri i objekt i racizmit.
Këtë radhë incidenti ndodhi në sfidën midis Hellas Verona dhe Breshias, ku pas disa fërshëllimave si dhe koreve rraciste Mario Balotelli ndaloi ndeshjen duke gjuajtur topin jashtë.
Për situatën e ndodhur në fundjavë është shprehur dhe politikani i LEGA në Itali, Matteo Salvini. Salvini nuk i kurseu komentet të drejtpërdrejta për situatën e ndodhur, duke anashkaluar totalisht Balotellin.
“Me njëzet mijë vende pune në rrezik, Balotelli është nga shqetësimet më të pakta që kam”, tha Salvini. Në fjalën e tij politikani i mirënjohur u shpreh se racizmi dhe antisemitizmi duhen ndaluar, por që për të ''një punëtor i thjeshtë vlen më shumë se dhjetë Balotelë''.