‘Korifenj të polifonisë’, Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ këngëtarë dhe valltarë të isopolifonisë shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:58 29-11-2020 ‘Korifenj të polifonisë’, Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ këngëtarë dhe valltarë të isopolifonisë shqiptare Presidenti Ilir Meta

Me rastin e e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO, Presidenti iIir Meta ka  vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” 4 grupe polifonike, disa  këngëtarë dhe valltarë të talentuar.

Njoftimi erdhi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku presidenti i Republikës vlerësoi korifenjtë e polifonisë, për gjithçka kanë bërë për Atdheun, për Flamurin dhe për shpirtin kulturor të kombit.

Statusi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Me rastin e 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO, pata dje nderin të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupet Polifonike “Vranishti”, Vlorë; “Kaonët” e Delvinës dhe “Dukati” i Vlorës, për kontributet e veçanta si mbartëse të shquara të vlerave të kësaj trashëgimie të vyer kulturore të kombit shqiptar.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” nderova këngëtarët dhe valltarët e talentuar Arap Çeloleskaj dhe Taip Madani (pas vdekjes); Sejmen Gjokoli, Katina Mërkuri, Hysen Ruka, Rrahman Nuredini, Syrja Hodo, Fatbardha Brahimaj, Abdyl Lizaj dhe Berdo Berdaj, për kontributet e paçmueshme në interpretimin, ruajtjen, transmetimin dhe popullarizimin e vlerave të polifonisë me iso, në festivalet folklorike nëpër skenat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërsa Dhimitër Varfit i akordova Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” për talentin artistik, interpretimin e spikatur dhe zërin e veçantë prej tenori, si dhe rolin unik në mbajtjen gjallë, kultivimin dhe përsosmërinë e këngës himarjote.

Me Titullin “Naim Frashëri”, çmova Sinan Gjoleka dhe Dule Beqir Gjoka për kontributet e tyre vyera si këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë popullorë të shquar të Labërisë.

I merituar vlerësimi për këta korifenj të polifonisë, për gjithçka kanë bërë për Atdheun, për Flamurin, për shpirtin kulturor të kombit dhe lartësimin deri në UNESCO të polifonisë shqiptare!.

Capture.JPG



127800418_3567139146665666_977717323317977636_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Më kanë shërbyer me përkushtim’, infermierja e shëruar nga koronavirusi nuk kursehet: Mjekët tanë janë heronj!
Po luante me armë me punonjësit, vetëplagoset pronari i karburantit në Berat (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010265111923218
array(1) { ["section"]=> string(121) "korifenj-te-polifonise-meta-vlereson-me-titullin-mjeshter-i-madh-kengetare-dhe-valltare-te-isopolifonise-shqiptare-229571" }