Koronavirus/ 150 tunizianë izolohen në fabrikë për të bërë maska

Publikuar tek: bota, më 13:31 28-03-2020 Koronavirus/ 150 tunizianë izolohen në fabrikë për të bërë maska Punetoret tuniziane te izoluar ne fabrike

Punonjësit e një fabrike në Tunizi janë duke bërë deri në 50.000 maska në ditë dhe mjete të tjera mbrojtëse, pasi vendosen të izolohen për t'i ardhur në ndihmë shtetit të tyre, raporton CNN.

150 punëtorët, kryesisht gra, janë izoluar në fabrikën e Konsumit për një muaj.

Sipas menaxherit Hamza Alouini, punonjësit u nxitën nga patriotizmi, raporton CNN.

Punonjësja Khaëla Rebhi tha që i mungonte shumë familja e saj, por kolegët po e ndihmonin që ta kalonte këtë gjendje.

"Burri im dhe vajza 16-vjeçare më mbështetën dhe inkurajuan që ta bëja këtë", tha Rebhi, e cila është në krye të linjës së prodhimit.

Fabrika zakonisht eksporton veshjet e saj mbrojtëse, por përqendrimi i saj tani është të prodhojë mjaftueshëm për sektorin e shëndetit vendas.

Në Tunizi janë 227 raste me koronavirus, ndërsa ka patur edhe 6 viktima.

Në mesin e atyre që u izoluan në fabrikë, ka edhe mjekë, kuzhinierë dhe farmacistë.

"Ne kemi një zonë të caktuar për të gjitha llojet e stërvitjes dhe vallëzimit për gratë, dhe burrat kanë një zonë futbolli dhe basketbolli.
Sa herë që mbarojmë punën flasim në telefon me familjet tona. Dhomat janë të ndara, janë 110 gra dhe 40 burra. Fabrika punon nga ora 06:30 deri në orën 22:30, me turne 8 orarëshe", tha njëra nga punonjëset.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0086009502410889
array(1) { ["section"]=> string(70) "koronavirus-150-tuniziane-izolohen-ne-fabrike-per-te-bere-maska-200400" }