Koronavirus/ Apeli i prokurorisë për ‘lobimin rus’, shtyhet vendimi për Bashën dhe 2 zyrtarët e tjerë

Publikuar tek: politike, më 11:09 26-03-2020 Koronavirus/ Apeli i prokurorisë për ‘lobimin rus’, shtyhet vendimi për Bashën dhe 2 zyrtarët e tjerë Basha

Shtyhet seanca për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristanit dhe financierin Ilir Dervishi në lidhje me çështjen e “lobimit rus” pasi Prokuroria ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit mirëpo prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelojë vendimin. Sot Apeli i Tiranës vendosi ta shtynte seancën në pamundësi për ta zhvilluar.

Senaca gjyqësore u shty për 9 prill për shkak të situatës së krijuar prej koronavirus, që deri më tani në vendin tonë ka shënuar 6 viktima dhe ka infektuar 146 persona.

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të tjerë të PD, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi akuzohen për pastrim parash dhe falsifikim dokumentash, në lidhjen me financimet e lobimit rus për zgjedhjet e 2017. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098369121551514
array(1) { ["section"]=> string(104) "koronavirus-apeli-i-prokurorise-per-lobimin-rus-shtyhet-vendimi-per-bashen-dhe-2-zyrtaret-e-tjere-200120" }