Koronavirus në Maqedoni? 2 viktima dhe 40 të prekur, zbulohet shkaku

Publikuar tek: rajon, më 15:31 19-02-2020 Koronavirus në Maqedoni? 2 viktima dhe 40 të prekur, zbulohet shkaku Ilustruese

Në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë dy persona dhe dyshohet se shkak ka qenë një grip sezonal.

Bëhet me dije se gjatë fundjavës si pasojë e komplikacioneve nga gripi viktima e parë ka qenë një vajzë 13-vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve.

Viktima e dytë e konfirmuar nga autoritetet gjatë fundjavës, është një burrë i cili ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal por gjithashtu bëhet me dije se vuante nga një sëmundje tjetër.

Momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve.

Gripi si duket po merr përmasa të mëdha dhe në fillim ngriti dyshime për ndonjë lidhje me kronavirusin kinez.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes që dyshohet të jetë ngjitëse pritet që të mbyllen përkohësisht shkollat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067908763885498
array(1) { ["section"]=> string(73) "koronavirus-ne-maqedoni-2-viktima-dhe-40-te-prekur-zbulohet-shkaku-195758" }