Infektohen me Covid-19 princi dhe princesha e Suedisë

Publikuar tek: bota, më 19:23 26-11-2020 Infektohen me Covid-19 princi dhe princesha e Suedisë Çifti mbretëror i Suedisë

Pandemia e Covid-19 ka treguar edhe njëherë se nuk kursen askënd.  

Së fundmi, virusi famëkeq është "futur" në mbretërinë e Suedisë, pasi kanë rezultuar mbartës të Covid-it, princi i kurorës Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princesha Sofia.

Një ditë më parë, çifti të cilët kanë dy fëmijë shfaqen simptoma të ngjashme me Covid-19 dhe pas testit mësuan se janë të infektuar.

Çifti mbretëror është izoluar së bashku me dy fëmijët e tyre, princat Aleksandër, katër vjeç dhe Gabriel, tre vjeç. 

Gjithashtu janë duke u testuar për koronavirus dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore si mbreti Carl XVI Gustaf, mbretëresha Silva, Princesha Victoria dhe Princi Daniel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkohet shefi ekzekutiv i spitalit i infektuar me Covid-19, dha urdhër që të mos mbahej maska
Presidenti Trump 'i fal jetën' gjelit të detit, por nuk heq dorë nga ‘virusi kinez’: Së shpejti do t’i japim fund pandemisë »
Article Logic
Execution time: 0.010370016098022
array(1) { ["section"]=> string(86) "koronavirus-nuk-pyet-as-per-mbreterit-infektohen-princi-dhe-princesha-e-suedise-229244" }