Koronavirus/ U kthyen nga Kina në Ukrainë, autobusi qëllohet me gurë nga protestuesit

Publikuar tek: bota, më 16:51 21-02-2020 Koronavirus/ U kthyen nga Kina në Ukrainë, autobusi qëllohet me gurë nga protestuesit Policia goditet nga protestuesit ne Ukraine

Disa protestues në Ukrainë kanë sulmuar  një autobus me persona të evakuuar nga Kina, pas shpërthimit të koronavirusit.

Të evakuuarit u dërguan në spitalin e Navi Sanzhary ku do të mbahen në karantinë për 14 ditë.

Protestuesit kanë goditur me gurë autobusin dhe policinë, e cila kishte shkuar në vendngjarje për të qetësuar protestuesit, duke lënë 9 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

"Ata persona që sot hodhën gurë tek autobusi me të evakuuarit do të marrin një masë ndëshkimi", tha  Ministri i Brendshëm Arsen Avakov.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje protestuesve që të qetësohen se nuk ka asgjë t'u alarmuar, pasi personat do të mbahen në kontroll dhe në karantinë për 14 ditë.

Ministri i Brendshëm, Avakov tha se të kthyerit janë 45 shtetas ukrainas dhe 27 shtetas të vendeve të tjera, përfshirë Argjentina, Ekuadori, Republika Domenikane, El Salvador, Kosta Rika, Mali i Zi, Panama dhe Izraeli.

Kujtojmë se Ukraina nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Ndërsa, numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi ka shkuar në 2.200, ndërsa të infektuar janë rreth 76.600 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077888965606689
array(1) { ["section"]=> string(90) "koronavirus-u-kthyen-nga-kina-ne-ukraine-autobusi-qellohet-me-gure-nga-protestuesit-195982" }