'Koronavirusi' bën bashkë pas kaq kohësh Metën, Ramën dhe Bashën, përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë (KUSH MORI PJESE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 25-03-2020 'Koronavirusi' bën bashkë pas kaq kohësh Metën, Ramën dhe Bashën, përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë (KUSH MORI PJESE)

Ka përfunduar Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me situatën e koronavirus e cila është zhvilluar online dhe ka zgjatur plot 3 orë.

Mbledhje e thirrur nga presidenti, ka bërë bashkë për herë të parë pas kaq shumë kohësh, Ilir Metën, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ministra të PS  të cilët kanë diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19 i cili ka infektuar 146 persona dhe ka shënuar 5 viktima. 

Në mbledhje mësohet se morën pjesë edhe Ministrja e Shendetësise Ogerta Manastirliu, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Emergjencave Kombëtare Haki Çako, Ministri i Rindërtimit dhe tashmë edhe për Koronavirusin Arben Ahmetaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Ende nuk ka detaje të zbardhura se çfarë diskutimesh janë bërë dhe çfarë vendimesh janë marrë mbi situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, por i vetmi që na ka treguar diçka ka qenë Rama i cili ka ndarë disa foto gjatë komunikimit online. 

90988261_10157566083856523_2455334959473229824_n.jpg

 91137840_10157566083956523_5497982228245774336_n_2.jpg90266776_10157566083811523_7560743823811280896_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013540983200073
array(1) { ["section"]=> string(146) "koronavirusi-ben-bashke-pas-kaq-kohesh-meten-ramen-dhe-bashen-perfundon-pas-3-oresh-mbledhja-online-e-keshillit-te-sigurise-kush-mori-pjese-200045" }