Koronavirusi: Duhanpirësit kanë dyfish më tepër të ngjarë të përfundojnë në trajtim intensiv

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 05-04-2020 Koronavirusi: Duhanpirësit kanë dyfish më tepër të ngjarë të përfundojnë në trajtim intensiv Foto ilustruese

Duhanpirësit kanë dy herë më tepër të ngjarë të përfundojnë në terapi intensive ose ventilim mekanik nëse preken nga koronavirusi.

Me fjalë të tjera, ekspertët ngrenë alarmin se duhanpirësit rrezikohen më tepër për shkak të vesit.

Istituto Superiore di Sanità në Itali, duke cituar studimet e fundit epidemiologjike të kryera në Kinë, tha se duhanpirësit kanë dy herë e gjysmë më shumë të ngjarë që të përfundojnë në ventilim.

“Nuk jemi të befasuar nga të dhënat e fundit të studimit në Kinë se sëmundja paraqet një rrezik më të lartë të duhanpirësit”, tha ISS. “Një e treta e duhanpirësve pozitiv me Covid-19 u paraqitën në një situatë tepër më të rëndë se jo-duhanpirësit”.

“Në fund të fundit pirja e duhanit konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të mushkërive tona, për shkak të rritjes së mundësisë së infeksioneve të frymëmarrjes, jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga kanceri”, tha ISS në Itali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093951225280762
array(1) { ["section"]=> string(98) "koronavirusi-duhanpiresit-kane-dyfish-me-teper-te-ngjare-te-perfundojne-ne-trajtim-intensiv-201489" }