Koronavirusi/ Ekipet e Bashkisë ndihmojnë xhaxhain e Edi Palokës, Veliaj: I shërbeni jo vetëm atij por dhe Saliut, janë njerëz në radhë të parë (E PLOTË - VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:16 01-04-2020 Koronavirusi/ Ekipet e Bashkisë ndihmojnë xhaxhain e Edi Palokës, Veliaj: I shërbeni jo vetëm atij por dhe Saliut, janë njerëz në radhë të parë (E PLOTË - VIDEO) Kreu i njesise nr.2 Pullazi dhe kryebashkiaku Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë pasditen e sotme bashkë me kreun e njësisë nr.2 Florian Pullazi ndihma për njerëzit dhe familjet në nevojë, për të cilët kriza dhe nevoja për ushqime është thelluar akoma dhe më shumë nga situata e rëndë e koronaviusit.

Teksa shkonin me makinë për të shpërndarë ndihma, Florian Pullazi i ka treguar Veliajt se ata nuk bënin ndarje mes të majtëve dhe të djathëve, dhe për të theksuar këtë ai i tregoi kryebashkiakut se sot ekipet e Bashkisë kishin ndihmuar xhaxhain e nënkryetarit të PD Edi Paloka.

"Në rastin më konkret, xhaxhai i një eksponenti të Shqupit sa ka marrë shërbim sot në mëngjes nga ekipet tona të terrenit. Ja ku e ka shtëpinë", u shpreh Pullazi, ndërsa Erion Veliaj u kërkoi të mos bënin asnjë dallim pasi të gjithë janë njerëz së pari pastaj xhaxha apo nip i dikujt, raporton newsbomb.al.

"E para e punës xhaja i Palokës është rob më vete dhe s'ka lidhje me ça bon nipi i vetë. Se secili prej nesh mund ta ketë një nip...", u shpreh Veliaj. /NEWSBOMB.AL

Më poshtë biseda e plotë - video:

Veliaj: Se thonë qe s'ka ushqime. Ka ushqime pafund për ata që janë në nevojë. Për dikë që abuzon, për atë s'ka mo vëlla. Se nëse ti me babën ke vetëm një mur që ju ndan, do ta ndihmosh ti se të ka bërë kokën. S'ka arsye për panik. Për nevojtarët ka gjithmonë ushqim.

Pullazi: Në rastin më konkret, xhaxhai i një eksponenti të Shqupit sa ka marrë shërbim sot në mëngjes nga ekipet tona të terrenit. Ja ku e ka shtëpinë

Veliaj: Xhaja i kujt?

Pullazi: Xhaja i Edi Palokës. Ndaj mos të thonë që ndihmat ndahen në të majtë dhe në të djathtë. Janë shërbyer të gjithë pa asnjë lloj dallimi.

Veliaj: E para e punës xhaja i Palokës është rob më vete dhe s'ka lidhje me ça bon nipi i vetë. Se secili prej nesh mund ta ketë një nip...

Pullazi: Ajo është absolutisht, po mos të thonë në aspektin politik them unë

Veliaj: Kështu që ti shërbeni jo vetëm xhajes së Ed Palokës por dhe Saliut nëse ka nevojë. Fillimisht është njeri pastaj xhaja i dikujt

Pullazi: Nuk kemi lënë asnjë kryetar, pa shërbyer

Veliaj: Ata që janë nevojtarë le ta kenë nipin edhe budallën më të madh, meritojnë t'ju rrimë te koka. S'duhet me bo fare ndarje, se s'na intereson fare partia se yyy do kemi kohë...

Pullazi: Në asnjë lloj mënyre, ne jemi përpjekur t'ju shërbejmë në çdo lloj orari, edhe kur kanë qenë këto kufizimet ... që të mos ngelet asnjë njeri vetëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009843111038208
array(1) { ["section"]=> string(160) "koronavirusi-ekipet-e-bashkise-ndihmojne-xhaxhain-e-edi-palokes-veliaj-i-sherbeni-jo-vetem-atij-por-dhe-saliut-jane-njerez-ne-radhe-te-pare-e-plote-video-200981" }