Koronavirusi i merr jetën biznesmenit shqiptar, drejtori i birrës 'Peja'

Publikuar tek: rajon, më 22:31 11-08-2020 Koronavirusi i merr jetën biznesmenit shqiptar, drejtori i birrës 'Peja' Ernest Jusufi

Ndërron jetë biznesmeni i njohur nga Kosova dhe Ernest Jusufi.

Mediat në Kosovë raportojnë se Jusufi, i cili mbante edhe postin e drejtorit të Birrarisë “Peja”, ishte i infektuar me koronavirus. Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Shkupit në Maqedoni.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte angazhuar në industrinë e ushqimit që prej vitit 2005 dhe mbante postin e Shefit Ekzekutiv të “Devolli Distrubution”.

dfdfhde45rjjjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093879699707031
array(1) { ["section"]=> string(76) "koronavirusi-i-merr-jeten-biznesmenit-shqiptar-drejtori-i-birres-peja-216845" }