Koronavirusi i merr jetën edhe shefit të spitalit të Wuhanit

Publikuar tek: bota, më 19:28 17-02-2020 Koronavirusi i merr jetën edhe shefit të spitalit të Wuhanit Liu Zhiming, shefi i spitalit te Wuhanit qe vdiq nga koronavirusi

Liu Zhiming, drejtori i spitalit të Wuhan, ka vdekur ditën e sotme pasi ishte i infektuar nga koronavirusi I ri që është përhapur në Kinë.

Ky lajm nuk është raportuar ende nga zyrtarët e spitalit, që mundohen t’i mbajnë të fshehta vdekjet e personelit, një javë pas vdekjes së një infermiere nga virusi javën e kaluar.

Infermierja ishte infektuar nga virusi dhe nuk mundi të merrte mjekimët e nevojshme për shkak të mungesës së furnizimeve në spitalin e Ëuhanit.

Spitali i mohoi këto akuza për mungesë furnizimesh, duke shtuar se infermierja punonte në dhomën e injektimit dhe jo në vijën e përparme.

Gati 1800 njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa mbi 72 mijë të tjerë janë infektuar.

Qyteti i Wuhanit është në izolim të plotë, ndërsa mbi 95% e 2000 rasteve të reja që u identifikuan dje ishin në këtë qytet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, ndërsa vetëm në kontinentin e Amerikës së Jugut nuk janë evidentuar persona të infektuar nga koronavirusi COVID-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm në një kishë, 24 të vdekur, 18 të pagosur
Zbulohen 6 varre masive, mbi 6000 persona të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.0087199211120605
array(1) { ["section"]=> string(67) "koronavirusi-i-merr-jeten-edhe-shefit-te-spitalit-te-wuhanit-195532" }