Koronavirusi i ri ka ardhur në Ballkan, Kosova dërgon nesër 30 mostra për verifikim në Berlin

Publikuar tek: rajon, më 17:27 17-01-2021 Koronavirusi i ri ka ardhur në Ballkan, Kosova dërgon nesër 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre.

Siç raportojnë mediat kosovare, 30 mostra të zgjedhura në mënyrë të rastësishme, do të dërgohen të hënën në një laborator në Berlin, për të parë nëse ndonjë variant tjetër i virusit COVID-19 është duke qarkulluar në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Xhevat Jakupi, ka thënë për Express, se kanë mbledhur në mënyrë të rastësishme 40 mostra, 30 prej të cilave do të dërgohen ditën e nesërme në Berlin.

“Mostrat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ne kemi mbledhur 40 mostra, por zakonisht nuk lejojnë që të dërgohen shumë, andaj po shohim mundësinë për dërgimin e 30 mostrave. Ato do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së. Ne nuk kemi informatë për sa kohë do të na kthejnë përgjigje, varet se si ata do ta procesojnë këtë”, ka thënë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas “Filomenës” godet edhe “Leandro”, stuhitë godasin Ballkanin, temperaturat nën 0 pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim
Makina iu gjet e djegur në Pukë, mediat italiane ngrenë alarmin: Ish-gjyqtari Davide Pecorelli i zhdukur prej ditësh në Tiranë, s’ka asnjë gjurmë prej tij »
Article Logic
Execution time: 0.011627197265625
array(1) { ["section"]=> string(99) "koronavirusi-i-ri-ka-ardhur-ne-ballkan-kosova-dergon-neser-30-mostra-per-verifikim-ne-berlin-235352" }