Koronavirusi/ Indonezia shpall gjendjen emergjente: Ndihma sociale për të varfërit

Publikuar tek: bota, më 12:04 31-03-2020 Koronavirusi/ Indonezia shpall gjendjen emergjente: Ndihma sociale për të varfërit Ilustruese

Presidenti indonezian Joko Widodo deklaroi të martën emergjencën kombëtare shëndetësore publike mbi pandeminë koronavirus dhe njoftoi masa për të ndihmuar njerëzit me të ardhura më të ulëta.

Masat e marra përfshinin zgjerimin e mirëqenies sociale, ndihmën me ushqime dhe zbritjen e tarifave të energjisë elektrike, tha ai, shkruan physicians weekly.

Kujtojmë se Indonezia është një ndër shtetet më të fundit të prekura nga koronavirus dhe deri më tani raportohen 369 raste të infektuara dhe 32 të vdekur.

Guvernatori i Xhakartës Anies Baswedan u kërkoi bizneseve që të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia dhe tha që duke filluar nga e hëna, baret, teatrot e filmit do të mbyllen, si dhe transporti publik do të ishte i kufizuar.

Shumë veprimtari fetare në vendet ku adhuruesit mund të mblidhen në një numër të madh, të tilla si xhami dhe kisha, gjithashtu janë pezulluar për dy javët e ardhshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088768005371094
array(1) { ["section"]=> string(87) "koronavirusi-indonezia-shpall-gjendjen-emergjente-ndihma-sociale-per-te-varferit-200756" }