Koronavirusi, Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë

Publikuar tek: bota, më 22:35 27-02-2020 Koronavirusi, Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë Foto ilustruese

Irlanda e Veriut ka konfirmuar rastin e parë të një pacienti të infektuar nga koronavirusi.

Person i infektuar është një qytetar që udhëtoi nga Italia veriore drejt Dublinit.

Agjensia e Shëndetit Publik ka bërë me dije lajmin, duke theksuar se po punonin për të identifikuar këdo që pacienti i infektuar ka patur kontakt ditët e fundit, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Ky është rasti i 16 i identifikuar me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Doktor McBride tha që pacienti ka vepruar në mënyrën e duhur për raportimin e shqetësimeve tek autoritetet dhëndetësore, ndërsa më të rrezikuarit janë ata që kanë ndejtur më afër me të infektuarin.

"Ne kemi masa të forta të kontrollit të infeksionit që na mundësojnë të reagojmë menjëherë.

"Shërbimi ynë shëndetësor është mësuar të menaxhojë infeksionet dhe do të sigurojë publikun që ne jemi të përgatitur”, tha ai.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë Europën, ndërsa numri it ë vdekurve në Itali ka arritur në 17, ndërsa shumë vende të tjera kanë identifikuar të paktën një person të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070409774780273
array(1) { ["section"]=> string(60) "koronavirusi-irlanda-e-veriut-konfirmon-rastin-e-pare-196705" }