Koronavirusi, ish-ministri ngre alarmin: Shqipëria nuk ka asnjë karantinë! Masat aktuale s'japin siguri

Publikuar tek: politike, më 17:16 16-02-2020 Koronavirusi, ish-ministri ngre alarmin: Shqipëria nuk ka asnjë karantinë! Masat aktuale s'japin siguri Shehu

Koronavirusi vijon te jetë temë kryesore diskutimi edhe në rradhët e zyrtarëve.

Megjithëse në vendin tonë nuk asnjë të prekur, ish- ministri i PD Tritan Shehu thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin.

Masat e deritanishme sipas Shehut nuk japin asnjë siguri dhe se janë ‘thjesht për propagandë ‘duke filluar qe nga disa “maska” të ekspozuara për të hequr vëmendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë’.

Postimi i Shehut:
Shqiperia nuk ka asnje “Karantine” ndaj virusit “kinez”. Heshtja e plote e Shtetit, me gjithe insistimin, per te shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” qe flasin, si eshte organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshem ne funksion te saj e te mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin per mos egzistencen e saj, apo per ndonje te tille vetem ne 3D.

Nje “karantine” mbrojtese ne kete rast nuk mund te jete ndonje “dhome” me disa shtreter, por nje strukture shume komplekse ne projekt, organizim e funksionim. Masat e deritanishme tek ne jane shume superficiale e ne nivel propagande, qe nuk japin asnje siguri, duke filluar qe nga disa “maska” te ekspozuara per te hequr vemendjen, kur ne fakt dhe ato vete nuk garantojne asgje.

Duhet menjehere seriozitet, trasparence, bashkepunim, dislokim fondesh e jo keq perdorim te tyre me disa PPP abuzive e vecanerisht nje kordinim, mbeshtetje e prezence e ngushte me strukturat perkatese te Italise e Greqise, qe jane shume te interesuara ne forcimin e masave mbrojtese ne Shqiperi. Teorite konspirative te “sekretit shteteror” jane vetem “gjethe fiku” e te denja per rregjimin e Kim Jong-un.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067949295043945
array(1) { ["section"]=> string(107) "koronavirusi-ish-ministri-ngre-alarmin-shqiperia-nuk-ka-asnje-karantine-masat-aktuale-s-japin-siguri-195399" }