Koronavirusi: Italia shpall gjendjen e emergjencës kombëtare

Publikuar tek: rajon, më 22:01 26-02-2020 Koronavirusi: Italia shpall gjendjen e emergjencës kombëtare Anetaret e Parlamentit italian pas shpalljes se emergjences kombetare

Qeveria italiane ka marrë pak minuta më parë vendimin për shpalljen e emergjencës kombëtare, i miratuar me 462 vota pro dhe 2 kundër.

Dekreti i miatuar mbrëmjen e sotme si masë ndaj parandalimit të koronavirusit, vjen në një kohë kur brenda pak ditëve 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë infektuar, raporton newsbomb.al.

Shpallja e emergjencës kombëtare parashikon: izolimin e zonave të prekura, pezullimin e demonstratave, grupimet e mëdha të personave, mbylljen e shkollave, pezullimin e përkohshëm të muzeve, aplikimin e akrantinmës për ata që kanë pasur kontakte të ngushta me personat e prekur nga koronavirusi etj.

Detyrimi për të hyrë në karantinë për ata që kanë mbërritur në Itali nga zonat me risk të lartë dhe njoftimi i departamentit të shëndetësisë për mbikqyrje aktive në shtëpi, e drejta e autoriteteve për të ushtruar kontrolle për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, janë gjithashtu masat që parashikon shpallja e emergjencës kombëtare. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008983850479126
array(1) { ["section"]=> string(66) "koronavirusi-italia-shpall-gjendjen-e-emergjences-kombetare-196569" }