Koronavirusi, mjeku Pipero: Cilët janë personat më të rrezikuar, e rëndësishme dhe mbajtja e higjenës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:19 27-01-2020 Koronavirusi, mjeku Pipero: Cilët janë personat më të rrezikuar, e rëndësishme dhe mbajtja e higjenës Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, shprehet se personat më të rrezikuar nga koronavirusi, janë ata me imunitet të dobët dhe në moshë mbi 60 vjeç.

I ftuar në emisionin "Real Story", Pipero ka thënë se mbajtja e higjenës është një element shumë i rëndësishëm.

“Virusi mund të bjerë në persona me imunitet të ulët dhe në moshë mbi 60 vjeç. Pra njerëzit që kanë një sëmundje, kanë më shumë gjasa që të preken. Mirëpo evidencë për koronovirus nuk ka. Ky virus ka vdekshmëri të ulët. Sa i përket koronavirusir, më i lehtë është parandalimi. Duhen larë duart me ujë dhe sapun, që të kemi sa më pak probleme. Higjena është shumë e rëndësishme. Nuk ka ende mjekim për koronavirusin. Në këtë rast vlen shprehja parandalimi është më i mirë sesa kurimi”, është shprehur mjeku Pipero.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070908069610596
array(1) { ["section"]=> string(105) "koronavirusi-mjeku-pipero-cilet-jane-personat-me-te-rrezikuar-e-rendesishme-dhe-mbajtja-e-higjenes-193337" }