Franca prej ditësh vijon të shënojë ulje në numrin e viktimave si pasojë e COVID-19. Por gjithsesi numri i viktimave mbetet sërish i lartë, me 306 të vdekur në 24 orët e fundit. Në total në të gjithë vendin, 25,201 persona kanë humbur jetwn nga koronavirusi.
Edhe numri i të infektuarve është rritur me 769 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 169,462.
Ministri i shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se aktualisht në spitale ndodhen 25,548 pacientë që marrin kurim. Gjatë 24 orëve të fundit, 267 persona kanë lënë spitalet.