Koronavirusi në Itali, apeli i Kryetarit të Bashkisë së Milanos : Rregullat zbatohen, nuk diskutohen. Kujdesuni për të moshuarit

Publikuar tek: bota, më 20:20 24-02-2020 Koronavirusi në Itali, apeli i Kryetarit të Bashkisë së Milanos : Rregullat zbatohen, nuk diskutohen. Kujdesuni për të moshuarit Giuseppe Sala

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala ka bërë një apel pas shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Ai ka thënë se rregullat e vendosura duhen zbatur, dhe jo të diskutohen, si dhe ka theksuar për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj të moshuarve, pasi ata janë njerëzit më të rrezikuar.

Sala ka thënë se masat e marra po vazhdojnë të forcohen, , ndërsa po përpiqen që shërbimet t’i kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Apeli I Giuseppe Sala:

“Qeveria dhe rajoni i Lombardisë kanë përcaktuar rregulla për të kufizuar përhapjen e Coronavirusit. Më lejoni ta them që në fillim, këto rregulla nuk diskutohen. Ato zbatohen!. Ne duhet të besojmë në arsyetimin për të sulmuar përhapjen e virusit. Eshtë e vërtetë që rastet janë në rritje, por ndoshta varet edhe nga fakti që ne, në mënyrë proaktive përpiqemi të identifikojmë se kush është prekur nga virusi. Bashkia po i bën shërbimet të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastrimi, transporti dhe siguria. Zyrat tona janë dhe mbeten të hapura. Në fund, unë dua t’ju jap një këshillë, që e kam më shumë në zemër nga pikëpamja personale. Në vend që të mendojmë për të vrapuar drejt supermarketeve për të rrëmbyer ushqime, le të mendojmë që ta zëmë kohën tonë duke u kujdesur për njerëzit më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit tanë. Kjo është ajo që bën një shoqëri e ndjeshme dhe e pjekur”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087289810180664
array(1) { ["section"]=> string(130) "koronavirusi-ne-itali-apeli-i-kryetarit-te-bashkise-se-milanos-rregullat-zbatohen-nuk-diskutohen-kujdesuni-per-te-moshuarit-196314" }