Koronavirusi në Itali/ Giorgio Armani anulon sfilatën për shkak të frikës

Publikuar tek: rajon, më 09:39 24-02-2020 Koronavirusi në Itali/ Giorgio Armani anulon sfilatën për shkak të frikës

Italia është në gjendje alarmi për shkak të  koronavirusit.

Pas vdekjes së tre personave, Giorgio Armani ka anuluar sfilatën e koleksionit dimër 2020 dhe ka vendosur që ta mbajë me dyer të mbyllura. Në një deklaratë të publikuar thuhej se sfilata do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të rrezikut të koronavirusit në Itali dhe se të gjithë mund ta ndjekin sfilatën ‘live stream’ në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e rrjeteve sociale të këtij brendi.

Ditën e djeshme, tre ndeshje futbolli janë shtyrë gjithashtu në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos për shkak të frikës së koronavirusit. Deri më tani në Itali janë regjistruar 150 të infektuar me koronavirus. Më shumë se 50 000 njerëz në Lambardi dhe Veneto janë në karantinë, ndërsa shkollat, zyrat publike dhe shumë aktivitete janë mbyllur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061628818511963
array(1) { ["section"]=> string(79) "koronavirusi-ne-itali-giorgio-armani-anulon-sfilaten-per-shkak-te-frikes-196231" }