Koronavirusi në Kinë, Pekini ndalon të gjitha udhëtimet jashtë vendit

Publikuar tek: bota, më 16:17 25-01-2020 Koronavirusi në Kinë, Pekini ndalon të gjitha udhëtimet jashtë vendit Kontrolli i mjekeve per koronavirusin

Pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku janë regjistruar 41 të vdekur dhe mbi 1200 persona të prekur, autoritetet e Pekinit kanë vendosur të ndalojnë çdo udhëtim jashtë vendit.

Të gjitha shërbimet e ofruara nga agjensitë kineze të udhëtimit, përfshirë rezervimet e hoteleve dhe biletat e avionëve do të anullohen.

Turet e organizuara brenda Kinës u pezulluan ditën e djeshme.

Virusi ka arritur edhe në Europë dhe SHBA, me Francën që ka identifikuar 3 raste të infektuar.

Gjithashtu rastet të virusit janë identifikuar edhe në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë dhe Gjermani.
 
Virusi besohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetin portual kinez Wuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët.

Shumica e të infektuarve ose punonin ose kanë shkuar për të blerë në tregun kinez që shet kafshë të gjalla.

Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerzit siç ishte virusi Ebola.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022054195404053
array(1) { ["section"]=> string(75) "koronavirusi-ne-kine-pekini-ndalon-te-gjitha-udhetimet-jashte-vendit-193132" }