Koronavirusi në Shqipëri, eksperti: Ata që thonë përdorini maskat, shkojnë në takime pa to

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 05-07-2020 Koronavirusi në Shqipëri, eksperti: Ata që thonë përdorini maskat, shkojnë në takime pa to Foto ilustruese / Infektivi

Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, përdorimi i maskave mbrojtëse ka qenë një prej këshillave të dhënë nga ekspertët e shëndetit për të parandaluar transmetimin e virusit.

Por gjatë kësaj kohe ka pasur dhe kontradikta mes ekspertëve të cilët njëherë thonin se përdorimi i maskës nuk na mbron nga virusit ndërsa të tjerë pohojnë të kundërtën.

E gjithë kjo situatë ka sjellë konfuzion tek qytetarët të cilët sëfundmi duket se e kanë ulur vigjilencën ndaj këtij virusi.

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho në një intervistë për Ora News shprehet se duhet të ketë një politikë të qartë për përdorimin e tyre.

Ndërsa rikthen në vëmendje se shumë persona që shprehen pro përdorimit të maskave, kanë dhënë shembuj të kundërt duke zhvilluar takime pa asnjë masë anticovid.

Dasho: Ka një problem shumë në mënyrën e sjelljes në familje kundrejt rrezikut të COVID. Unë kam hedhur ide për mënyrat e mbrojtjes ku një ndër to është dhe ndarja në familje sipas gjeneratave. Përsa kohë që kemi covidin të tentohet që të binden ato familje që kanë mundësi, prindërit e moshuar të jetojnë veçmas pjesës tjetër të familjes gjatë kohës së koronavirusit. Të mësohet një sjellje e re në këtë kohë. Pikërisht këtyre duhet tu mëshojmë përpara se të merremi me maskat. Maskat e njerëzve janë një element shumë i rëndësishëm por në raport me këto elementë të lartpërmendur zënë një 10-20 përqind në transmetimin e virusit. Nuk është thembra e Akilit maska që mban dikush në publik.

Mendoni njerëzit e thjeshtë i cili ka dëgjuar katër herë përdorimin dhe mospërdorimin e maskave. Qytetari nuk mund ta mbajë maskën 24 orë, pra ne duhet të kemi një politikë të qartë se si dhe ku duhet mbajtur maska. Për mendimin tim në Shqipëri, në rrugë në kushtet e klimës mesdhetare dhe në kushtet e distancimit fizik, nuk ka kuptim mbajtja e maskave në rrugë por vetëm në ambjente të mbyllura. Maska kur hyjmë në autobus, tregje, qendra tregare. Për publikun ka nevojë të informohet. Personat që thonë sot që maska duhet mbajtur, fatkeqësisht kanë dhënë shembuj se në publik nuk i kanë mbajtur maskat ose i kanë mbajtur në mënyrë të gabuar. Vetëm sëfundmi që janë bërë objekt në media dhe rrjete sociale kanë filluar përdorimin e maskave. Nuk është i besueshëm një ekspert që thotë mbani maskat dhe del në një takim apo mbledhje pa maskë. Të gjitha këto elementë janë përgjegjës për situatën e krijuar sot.

Teksa shënojmë rreth një muaj nga hapja totale e vendit, Shqipëria shënon një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Por këto shifra duket se nuk e shqetësojnë Erion Dasho i cili shprehet se janë të përballushme.

Dasho: Mua nuk më shqetësojnë shifrat pasi janë në nivele të përballueshme lehtësisht si dhe kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Mua më shqetësojnë disa elemente të tjerë siç është vazhdimi i vatrave në sistemin shëndetësor. Ky është një problem që është shfaqur gjatë muajit të fundit në Shqipëri dhe vazhdon të jetë. Elementë të caktuar të përgjigjes që tashmë duhet të ishin të stabilizuar, si parandalimi në disa institucione ose në fasoneri e call center, parandalimi i transmetimit në familje. Të gjitha këto mungojnë në strukturat tona shtetërore në përgjigje të covidit. Nëse do të bëhej fjalë për një transmetim komunitar në shifrat që jemi duke parë, për mua nuk do të ishte shqetësim. Mua më shqetëson rritja numrit të rasteve në spitale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097761154174805
array(1) { ["section"]=> string(94) "koronavirusi-ne-shqiperi-eksperti-ata-qe-thone-perdorini-maskat-shkojne-ne-takime-pa-to-212922" }