Koronavirusi në Shqipëri, Rama tregon sa respiratorë ka vendi ynë dhe kur do hapen lokalet

Publikuar tek: aktualitet, më 20:12 08-04-2020 Koronavirusi në Shqipëri, Rama tregon sa respiratorë ka vendi ynë dhe kur do hapen lokalet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbrëmjen e sotme një tjetër bashkëbisedim me qytetarët mbi pyetjet lidhur me situatën, masat dhe paketën ekonomike.  

Rama ka thënë se vendi ynë ka 200 respiratorë, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që do vijnë së shpejti.

"Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta. Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat. Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë. Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një  gropë" tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri me dije gjithashtu se kur do të hapen baret dhe lokalet.

"Baret janë në fund, kur të hapen do të thotë se do të festojmë".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009148120880127
array(1) { ["section"]=> string(96) "koronavirusi-ne-shqiperi-rama-tregon-sa-respiratore-ka-vendi-yne-dhe-kur-do-hapen-lokalet-201905" }