Koronavirusi/ Një i dyshuar në Maqedoni, sapo ishte kthyer nga Italia

Publikuar tek: bota, më 10:58 25-02-2020 Koronavirusi/ Një i dyshuar në Maqedoni, sapo ishte kthyer nga Italia

Bota gjendet mes krizës dhe frikës nga koronavirusi. Shumë shtete janë prekur nga ky virus vdekjeprurës dhe me mijëra persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka filluar kontrollin për një pacient i cili dyshohet të jetë i prekur nga koronavirusi.

Pacienti në fjalë është kthyer Italia. Ministri i Mjekësisë ka bërë me dije se personi në fjalë nuk ka shfaqur ndonjë shenjë kur ka kaluar në kamerat termike në aeroportin e Shkupit.

Pacienti (identiteteti i të cilit nuk është bërë me dije) ka shkuar rreth orën 22:00 në spitalin e infeksioneve ku po i bëhet kontroll i mëtejshëm.

“Që nga ardhja e tij në klinikë, pacienti është vendosur në izolim dhe aktualisht po kalon teste në përputhje me protokollin e vendosur. Rezultatet priten në dy orët e ardhshme dhe menjëherë do të informojmë publikun,” thuhet në njoftimin.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce ka thënë se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe se nuk ka vend për panik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006680965423584
array(1) { ["section"]=> string(74) "koronavirusi-nje-i-dyshuar-ne-maqedoni-sapo-ishte-kthyer-nga-italia-196367" }