Koronavirusi nuk ndalet, POR njerëzit e infektuar nuk dorëzohen dhe ia marrin valles në karantinë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:42 14-02-2020 Koronavirusi nuk ndalet, POR njerëzit e infektuar nuk dorëzohen dhe ia marrin valles në karantinë (VIDEO)

Persona të cilët dyshohen si të prekur nga koronavirusi dhe që po mbahen në karantinë, tregohen pozitivë dhe nuk dorëzohen.

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale shfaqen nje grup personash së bashku me mjekët duke kërcyer sikur mos t'i shqetësonte asgjë.

Në një nga videot duken mjekët duke u mësuar njerëzve një valle tradicionale 'Uguriane'. Mjekët përpiqen t'i mbajnë pacientët me shpresë, aktivë për t’u sjellë atyre optimizëm.

Të gjithë personat që shihen duke kërcyer janë në prekur nga virusi vdekjeprurës por ata deri më tani kanë shfaqur simptoma të vogla dhe inkurajohen nga mjekët që të qëndrojnë aktivë dhe të mos i dorëzohen sëmundjes.

Kujtojmë se deri më tani, 1383 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 64 mijë janë të infektuar. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071280002593994
array(1) { ["section"]=> string(109) "koronavirusi-nuk-ndalet-por-njerezit-e-infektuar-nuk-dorezohen-dhe-ia-marrin-valles-ne-karantine-video-195167" }