KORONAVIRUSI/ Pasagjerët e anijes ‘Diamond Princess’ dy javë bllokuar në det të hapur, nis riatdhesimi i amerikanëve

Publikuar tek: bota, më 12:32 17-02-2020 KORONAVIRUSI/ Pasagjerët e anijes ‘Diamond Princess’ dy javë bllokuar në det të hapur, nis riatdhesimi i amerikanëve

Numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon në shifra alarmante.

Deri më tani, zyrtarisht, raportohet se 1.770 persona kanë humbur jetën dhe 71 mijë janë infektuar në të gjithë botën.

Vendet më të prekura nga ky virus veç Kinës janë Singapori dhe Japonia. Në anijen 'Diamond Princess' e cila u ndalua në det të hapur 2 javë më parë për shkak se kishte dyshime për të prekur nga koronavirusi, numri i të prekurve ka shkuar në 350 raste, ndërsa pritet që ky numër të rritet sepse nuk ka përfunduar akoma periudha e karantinës. Vetëm ditën e djeshme u konfirmuan 70 të infektuar.

Qindra Amerikanë në bord ishin të gatshëm të largoheshin ditën e djeshme me një fluturim të organizuar nga qeveria amerikane. Por për shkak se mund të jenë të infektuar ata u zhvendosën në një karantinë tjetër ku do të qëndrojnë dhe 2 javë dhe më pas do të nisen për në Amerikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087869167327881
array(1) { ["section"]=> string(119) "koronavirusi-pasagjeret-e-anijes-diamond-princess-dy-jave-bllokuar-ne-det-te-hapur-nis-riatdhesimi-i-amerikaneve-195477" }