Koronavirusi/ Përkeqësohet situata, rreth 110 mijë viktima në SHBA dhe mbi 20 mijë raste të reja çdo ditë! Brazili planifikon të largohet nga OBSH-ja 

Publikuar tek: bota, më 15:06 06-06-2020 Koronavirusi/ Përkeqësohet situata, rreth 110 mijë viktima në SHBA dhe mbi 20 mijë raste të reja çdo ditë! Brazili planifikon të largohet nga OBSH-ja 

Numri i rasteve prej infeksionit Covid në të gjithë botën ka arritur shifra alarmante.

Deri tani janë 6 milionë e 750 mijë të prekur dhe mbi 395 mijë të vdekur, që nga fillimi i pandemisë.  

Ndërkaq, vetëm SHBA numëron deri më tani 1 milionë raste të koronavirusit dhe rreth 110, 000 viktima.

Sipas “New York Times”, elementi më alarmant në bazë të të dhënave është se raportohen ende mbi 20 mijë raste mesatarisht të infeksionit në ditë, sidomos në jug të vendit dhe në një pjesë të bregdetit perëndimor që karakterizohet nga vatra të reja covidi .

Shqetësim tjetër ngelet rritja e numrit të rasteve si pasojë e protesave që po zhvillohen në të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Brazilian ndërkohë, kërkon daljen nga Organizara  Botërore e Shëndetit, ashtu si homologu i tij amerikan Donald Trump, duke e akuzuar organizatën për “paragjykime ideologjike”.

 “Shtetet e Bashkuara kanë braktisur OBSH dhe ne po planifikojmë ta bëjmë në të ardhmen. Ose OBSH të punojë pa paragjykime ideologjike, ose do t’i braktisim edhe ne.

Ne nuk kemi nevojë për të huaj që të bëjnë gjykime për shëndetin tonë”, shprehet presidenti Bolsonaro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092630386352539
array(1) { ["section"]=> string(153) "koronavirusi-perkeqesohet-situata-rreth-110-mije-viktima-ne-shba-dhe-mbi-20-mije-raste-te-reja-cdo-dite-brazili-planifikon-te-largohet-nga-obsh-ja-209286" }