Koronavirusi pezulloi dasmat, nuset ngrihen në protestë: Na ktheni të drejtën të festojmë

Publikuar tek: bota, më 19:13 07-07-2020 Koronavirusi pezulloi dasmat, nuset ngrihen në protestë: Na ktheni të drejtën të festojmë Nuset në protestë

Me fustane të bardhë, me maska dhe parrulla në duar, disa gra kanë marshuar dhe kanë protestuar në qendër të Romës, për shkak se koronavirusi bëri që shumë lokale të mbyllen dhe dasmat të ndaloheshin.

"Na jepni sërish të drejtën për të festuar", ishte slogani i tyre, ndërkohë që marshonin pranë shatërvanit të Trevi. Ky mobilizim u ndërmorr nga Shoqata italiane e dhuratave, festave dhe dasmave.

Në të njejtën kohë, në Piazza di Montecitorio, njëqind operatorë dasmash së bashku me shumë klientë, protestuan për njohjen e të drejtave të tyre dhe përmbushjen e kushteve në lidhje me sektorin.

Sektori i dasmave prej kohësh ndodhet në krizë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099530220031738
array(1) { ["section"]=> string(94) "koronavirusi-pezulloi-dasmat-nuset-ngrihen-ne-proteste-na-ktheni-te-drejten-te-festojme-213159" }