Koronavirusi po afrohet: 6 të prekur në Itali, 38-vjeçari në gjendje të rëndë infekton dhe gruan shtatzënë

Publikuar tek: bota, më 19:55 21-02-2020 Koronavirusi po afrohet: 6 të prekur në Itali, 38-vjeçari në gjendje të rëndë infekton dhe gruan shtatzënë Foto ilustruese

Mediat italiane kanë bërë me dije së fundmi se gjashtë persona janë prekur nga koronavirusi në shtetin fqinj.

Një 38-vjeçar italian rezulton i prekur nga koronavirusi në Lombardi, pasi në fillim të shkurtit kishte takuar një mik që sapo ishte kthyer nga Kina.

Pas kryerjes së analizave, rezulton se edhe bashkëshortja e 38-vjeçarit është prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë. Gjithashtu është infektuar edhe një i njohuri i tyre si dhe tre persona të tjerë.

Ata janë izoluar në spital, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët që jetojnë pranë çiftit të prekur të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë kontaktet.

Bashkë me pesë personat e prekur, në karantinë në spital është futur edhe një shtetas kinez që dyshohet se i ka infektuar.

Shifrat e fundit nga Kina bëjnë me dije për mbi 2200 të vdekur dhe mbi 75 000 të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085980892181396
array(1) { ["section"]=> string(111) "koronavirusi-po-afrohet-6-te-prekur-ne-itali-38-vjecari-ne-gjendje-te-rende-infekton-dhe-gruan-shtatzene-196000" }