KORONAVIRUSI / Po planifikohet ngritja e karantinës në Tiranë, ja ku mud të ndërtohet

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 16-02-2020 KORONAVIRUSI / Po planifikohet ngritja e karantinës në Tiranë, ja ku mud të ndërtohet Foto ilustruese

Në Tiranë po planifikohet ngritja e një karantine, në rast se virusi vdekjeprurës COVID-19, i njohur si koronavirusi kinez.

Diskutimet kanë nisur në nivel ekspertësh, por vendi se ku do të ndërtohet karantina nuk është bërë i ditur. Sipas TopChannel aktualisht po diskutohet për dy vende.

Mundësia e parë është ndërtimi i karantinës në godinën e shërbimit infektiv në QSUT, ndërkohë pacientët që ndodhen aktualisht aty, do të shpërndahen në spitalet e rretheve.

Një vend tjetër i mundshëm për ndërtimin e kësaj karantine është diku në jug të Tiranës, larg zonave të banuara. Por ende nuk dihet nëse kjo godinë e planifikuar është pajisur me infrastukturën e nevojshme.

Personat që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë në karantinë. Nëse pas testeve rezultojnë negativ, ata lirohen dhe nuk konsiderohen më me rrezik.

Koronavirusi ka simptoma të ngjashme me gripin, temperaturë të lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087161064147949
array(1) { ["section"]=> string(89) "koronavirusi-po-planifikohet-ngritja-e-karantines-ne-tirane-ja-ku-mud-te-ndertohet-195421" }