Koronavirusi po vret 1 person çdo 15 sekonda në të gjithë botën (SHIFRAT E PLOTA)

Publikuar tek: bota, më 18:02 06-08-2020 Koronavirusi po vret 1 person çdo 15 sekonda në të gjithë botën (SHIFRAT E PLOTA) Varret në Brazil

“Shifra horror”, kështu i konsideron të dhënat e fundit prestigjozja britanike “The Sun”.

Sipas azhornimeve nga analistët botërorë, koronavirusi po vret 1 person çdo 15 sekonda, ndërkohë që në të gjithë botën deri tani kanë humbur jetën më shumë se 700.000 persona.

shifrat.JPG

Këto shifra shqetësuese vijnë pasi në të gjithë botën kurba është rritëse, me shumicën e vendeve që janë hapur. Amerika, Brazili dhe India mbajnë rekord negativ për sa i përket infektimeve dhe të vdekurve si pasojë e Covid-19.

Mesatarisht në një ditë po vdesin afro 5900 persona në të gjithë botën, pra 247 në një orë, që i bie 1 në çdo 15 sekonda.

Në SHBA janë gati 5 milionë të prekur dhe më shumë se 160.000 viktima, ndjekur nga Brazili me 2.9 milionë të infektuar dhe afro 100 mijë viktima, ndërsa India po i afrohet 2 milionë të infektuarve dhe 41.000 humbje jete.  

10.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095250606536865
array(1) { ["section"]=> string(86) "koronavirusi-po-vret-1-person-cdo-15-sekonda-ne-te-gjithe-boten-shifrat-e-plota-216313" }